Pedagogu dhe anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha akuzoi Mirosllav Lajçakun si mercenar të interesave të Serbisë në dialogun me Kosovën. 

Hoxha theksoi në Euronews Albania se emisari i BE-së ka treguar njëanshmëri të plotë në proces dhe se patupësia e shtyn të kërkojë sërish dialog në kushtet kur Serbia kryen agresion të hapur ndaj Kosovës.

“Lajçaku është mercenar. Një mercenar nuk ka turp. Mercenari nuk ka turp. Nëse e shikojmë nga pozitat tona, ne e gjykojmë si mercenar. Po ta shohim nga pozitat e serbëve e rusëve, ai është partizan i tyre, ushtar i tyre. Edhe si ushtar i tyre, s’ka pse të ketë turp. Ai mbron çështjen e vetë serbo-ruse. Ky njeri nuk ka turp, kështu që ky do vazhdojë të vrapojë mbase do të marrë bileta të takojë prapë Escobarin në Nju Jork, Uashington.” – deklaroi Hoxha.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *