Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në drejtimin e komisariateve në qytete të ndryshme të vendit.
Sipas të dhënave, Luan Sinanaj, i cili mbante detyrën e shefit të Komisariatit të Krujës, është transferuar për të drejtuar Komisariatin e Pogradecit.
Ndërkohë, drejtimi i Komisariatit të Krujës i është besuar Santiljano Ndreut, i cili më parë ka shërbyer si shef i krimeve në Komisariatin Nr. 5 në Kamëz, ku ka drejtuar sektorin e hetimit.
Po ashtu, Gentian Dedej është emëruar në krye të Komisariatit të Policisë së Bulqizës, në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese.

