Empoli i Nedim Bajramit dhe Ardian Ismajlit befasoi në San Siro duke mundur Interin në shifrat 0-1.
Fantazisti i kombëtares shqiptare dha asistin e golit të vetëm të sfidës shënuar nga Baldanzi.
Interi luajti pjesën më të madhe të lojës me një lojtar më pak pasi qendërmbrojtësi Skriniar u ndëshkua me kartonin e kuq, ndërkohë që shpërdoroi disa raste të mira shënimi
Kjo humbje vjen në momentin më të mirë për zikaltrit, pasi para pak ditësh mposhtën Milanin duke fituar dhe Superkupën e Italisë, por Bajrami dhe Ismajli me shokë i rikthyen shumë shpejt me këmbë në tokë.
Kjo disfatë zbeh në maksimum shpresat e skuadrës së Simone Inzagit për titullin kampion pasi Napoli kryesues qëndron 13 pikë përpara.