Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. 

Ende nuk dihet për cilën çështje është thirrur Agaçi. 

Engjëll Agaçi është akuzuar në vijimësi nga opozita si një ndër drejtuesit e aferës së inceneratorëve dhe si urë lidhëse mes interesave të mafias me politikës.

‘U thirra si person në dijeni për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se ky nuk duhet të krijojë një lajm. Duhet të jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë. Faleminderit!” – u shpreh ai për median pas daljes nga SPAK.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *