Erblin Osmani, futbollist me prejardhje nga Kosova, ka filluar të stërvitet me ekipin e parë të Bayern Munich.

Sipas raportimeve të Bild, 16-vjeçari është ftuar nga trajneri Vincent Kompany për herë të parë për stërvitje me ekipin kryesor. Osmani ka një reputacion të madh në klub si një nga talentët më të rrallë në pozitën e mesfushorit defansiv.

Në këtë sezon, ai ka zhvilluar nëntë ndeshje për ekipin U17 të Gjermanisë, ku ka shënuar një gol dhe ka dhënë katër asistime, si dhe ka luajtur dy ndeshje për U19.

Bayerni ka investuar në Osmanin që kur e mori nga TSV Milbertshofen në vitin 2017 si tetë-vjeçar, dhe tani e ka shpërblyer duke e lejuar të stërvitet me ekipin e parë.

Megjithatë, për momentin, është e vështirë që talentët e rinj të gjejnë minuta loje, pasi Kompany nuk bën shumë ndryshime në formacion. Sidoqoftë, mbetet për t’u parë nëse Osmani do të marrë mundësinë të debutojë në ndeshje zyrtare në të ardhmen, siç ka ndodhur me disa lojtarë të tjerë me prejardhje nga Kosova.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *