Krissy Çela mbërriti në Angli e fshehur në një kamion bashkë me.familjen e saj.
Sot, revista “Forbes” e liston atë ndër 30 sipërmarrëset më të sukseshme nën moshën 30-vjeç.
Çela njihet për aktivitetin e saj në biznesin e fitnesit. Postimet e saj teksa ilustron ushtrime të ndryshme në palestër ndiqen nga 3.1 milionë ndjekës në rrjetet eociale.
Krissy Çela po ashtu ka dhe linjën e saj të veshjeve të fitnesit. Sipas “Forbes”, shqiptarja fiton 34 milionë dollarë në vit nga aktiviteti i saj.
“Nga postimi i ushtrimeve në internet, Krissy Çela ndërtoi një profil në Instagram, i cili sot numëron 3.1 milionë ndjekës. Emigrantja shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjimnazisti Jack Bullimore e nisën biznesin në vitin 2017: aplikacioni i tyre i fitnesit dhe ushqimit EvolveYou me foku gratë, plus linjën e veshjeve të gjimnastikës Cela Oner Active, gjenerojnë të ardhura vjetore që tejkalojnë 34 milionë dollarë. Aplikacioni numëron 80,000 abonentë aktivë mujorë.” – shkruan “Forbes”.