Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan kërkoi nga bota islame të flasë me një zë kundër Izraelit duke e quajtur shtetin hebre si kërcënim për njerëzimin.
“Unë kam disa fjalë për t’i thënë botës islame: Çfarë prisni për të marrë një vendim të përbashkët?
Izraeli nuk është kërcënim vetëm për Gazën, por për të gjithë njerëzimin. Asnjë shtet nuk është i sigurt për sa kohë që Izraeli nuk ndjek ligjin ndërkombëtar dhe nuk ndihet i detyruar nga ligji ndërkombëtar.” – tha ai duke akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për gjenocid.
“Asnjë ideologji nuk e sheh djegien deri në vdekje të civilëve të pafajshëm në tendat e tyre si legjitime. Bota po shikon drejtpërdrejt barbarizmin e këtij vampiri të quajtur Netanyahu.”- shtoi Erdogan.