Presidenti i Turqisë i krahasoi drejtuesit e Izraelit me drejtuesit e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Rexhep Taip Erdogan tha gjatë një mbledhje të grupit parlamentar të partisë së tij se Izraeli po kryen gjenocid në sytë e mbarë botës dhe nuk ka ndërmend të ndalet në panet e tij.

Erdogan shtoi se e gjithë kjo çmenduri po ndodh me përkrahjen e parezervuar të Perëndimit, ndërkohë që mbrojti Hamasin duke e cilësuar si organizatë rezitence dhe jo terroriste.

“Kur askush tjetër nuk fliste, ne u ngritëm dhe thamë: ‘Hamasi nuk është organizatë terroriste, por grup rezistence.’”-  tha ai.

34 000 palestinezë janë vrarë gjatë gjashtë muajve të fundit, sipas autoriteteve lokale shëndetësore, ndërsa 77 000 të tjerë janë plagosur. Raportimeve të shumta, statistikisht, gati gjysma e popullsisë së Gazës është nën moshën 18 vjeç.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *