Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan foli sërish me tone të ashpra lidhur me sulmin e Izraelit në Rripin e Gazës.
Ai theksoi se Izraeli po kryen krime kundër njerëzimit me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ne festuam 100 vjetorin tonë ndërsa vëllezërit dhe motrat tona po masakroheshin në Gaza dhe Palestinë. Që nga 7 tetori, vëllezërit tanë nga Gaza janë brutalizuar. Izraeli, i cili ka mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA-së dhe Evropës, po kryen një krim kundër njerëzimit. Spitali i Miqësisë, i cili ishte dhurata jonë për vëllezërit tanë në Gaza, u vu në shënjestër të forcave izraelite. Spitalet mbeten të paprekura në luftë. Infrastruktura shëndetësore e vendit nuk mund të shkatërrohet. Izraeli vepron si një organizatë dhe jo si një shtet. Shtetet duhet të respektojnë ligjet e luftës. 8500 palestinezë u vranë si rezultat i sulmeve izraelite. Më shumë se 21 mijë vëllezër tanë u plagosën.” – tha presidenti turk.