Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u shpreh se nuk do të kandidojë sërish për president, duke shtuar se vendi ka nevojë për një Kushtetutë të re.
“Nuk kam asnjë synim të kandidoj sërish. Synimi ynë i vetëm është të rrisim reputacionin e vendit tonë. Turqia po ndryshon, bota po ndryshon. A mendoni se në një botë kaq dinamike mund të ecim përpara me një Kushtetutë të krijuar në kohën e grushtit të shtetit, që ende mban erën e mentalitetit të puçistëve? Turqia nuk mund të ecë më me një Kushtetutë të tillë. Na duhet një Kushtetutë e propozuar nga civilët, jo nga puçistët,” – citohet të ketë thënë Erdogan, sipas agjencisë së lajmeve Anadolu.
Mandati i Erdogan përfundon në vitin 2028, kur ai përmbyll mandatin e tretë si president i Turqisë, i rizgjedhur për herë të fundit në vitin 2023.