Presidenti i Turqisë foli pas eliminimit të kombëtares së tij nga Hollanda në çerekfinale duke u ndalur dhe te situata e mbrojtësit të majtë Kadioglu.
24-vjeçari i Fenerbahçes ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, por trajneri i sapoemëruar i klubit turk, Zhoze Mourinjo u shpreh se ai nuk do të largohet pavarësisht ofertave të shumta për të.
Rexhep Taip Erdogan nuk ishte i të njëjtit mendim kur tha se lojtari duhet të lejohet të vendosë për të ardhmen e tij pa presione nga klubi dhe trajneri.
“Mendoj se duhet t’ua hapim rrugën futbollistëve tanë. Mendoj se nuk është e drejtë që liga jonë ka shumë të huaj. Flitet për Ferdi Kadioglu dhe Jose Mourinho thotë ‘nuk mund të shkojë’. Nuk duhet të luash me të ardhmen e atij djalit.” – u shpreh Erdogan.