Ermal Krasniqi spikati me skuadrën e Ballkanit në Konferencë Ligë, ndërkohë që në janar rumunët e Klujit paguan 200 mijë euro për transferimin e tij.

Krasniqi ka bindur me paraqitjet e tij dhe me Klujin , ndërsa tashmë për shërbimet e tij interesohet dhe Lacio.

Lajmin e bën të ditur menaxheri i lojtarit, Elis Bakaj i cili konfirmon se ka një tratativë konkrete dhe me shumë gjasa Krasniqi  në sezonin e ardhshëm do të luajë me lacialët në Serinë A.

“Ka kontakte konkrete mes Lacios dhe lojtarit. Te Lacio është dhe Igli Tare. Me 80% të mundësive Krasnqi do të luajë me Lacion, por për momentin nuk mund të them më shumë”- theksoi Bakaj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *