20-vjeçari nga Kosova ishte një nga lojtarët e dalluar në radhët e Skënderbeut të Korçës.

Paraqitjet e tij të mira zgjuan interesin e shumë ekipeve, ndërsa klubi korçar njoftoi se Rashica tashmë ka firmosur për ukrainasit e FC Metalist 1925.

“Faleminderit, Ermir Rashica! KF Skënderbeu ka arritur marrëveshjen me klubin ukrainas FC Metalist 1925 për transferimin e sulmuesit Ermir Rashica. Klubi i Futbollit Skënderbeu falënderon Ermirin për kontributin e dhënë dhe i uron sa më shumë suksese në karrierën e tij” – ka njoftuar klubi Skënderbeu.

By Editor