Klubi i njohur turk njoftoi se ka firmosur me sulmuesin e kombëtares shqiptare deri në vitin 2027.
Beshiktashi pagoi 10 milionë euro te Legia e Varshavës për Muçin, ku 1 milionë euro shkojnë në arkën e Tiranës e cila zotëronte 10% të kartonit.
Ernest Muçi do të këtë një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon si pjesë e Beshiktashit.