Dy sezone më parë, Ernest Muçi la Tiranën për t’u bashkuar me Legian e Varshavës në Poloni.

Dy sezonet e mira me klubin historik të futbollit polak dhe paraqitjet e mira me kombëtaren shqiptare kanë zgjuar interesin e ekipeve elitare për shërbimet e tij.

Burime pranë lojtarit konfirmojnë se Celta Vigo po negocion për transferimin e tij në La Liga.

Ky do të ishte një hap i madh për karrierën e 22-vjeçarit pasi Celta Vigo prej shumë vitesh është afirmuar si ekip konkurues në ligën spanjolle ku sezonin e fundit e mbylli në vendin e 6-të.

Legia e Varshavës e bleu Muçin për 500 mijë euro para dy vitesh, ndërkohë që sot kartoni i tij vlerësohet 5 milionë euro.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *