Esmisari amerikan për dialogun Kosovë-Sertbi, Gabriel Eskobar i tha Radios Evropa e Lirë se nuk arriti të bindë kryeministrin e Kosovës për të pezulluar vendimin lidhur me ndalimin e dinarit serb në Kosovë.
Eskobar shtoi se SHBA-të dhe BE-ja do të vijojnë sërish të përpiqen të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për këtë çështje pasi sipas tij ky vendim përshkallëzon tensionet mes Kosovës dhe Serbisë .
Unë i kërkova kryeministrit ta pezullonte vendimin përderisa ne, bashkë me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Qeverinë e Kosovës, punojmë për një zgjidhje më afatgjate që u përshtatet nevojave tuaja, pra transfereve elektronike në euro përmes sistemit të Kosovës. Por, tani ne duhet të bëjmë diçka urgjente. Fatkeqësisht, nuk pata sukses për ta bindur atë për këtë çështje”- ka deklaruar Eskobar.