Espanjoli mori pikën e parë në këtë sezon duke barazuar pa gola në transfertën e vështirë ndaj Atletikos së Madridit.
Marash Kumbulla e nisi edhe këtë përballje si titullar ndërsa la fushën në minutën e 65’ pas një dëmtimi të lehtë.
Mediat dhe tifozët e klubit patën sërish vlerësime pozitive për mbrojtësin lezhjan të kombëtares shqiptare i cili ishte titullar edhe në sfidën e kaluar ndaj Sociedadit.
Marash Kumbulla po luan si huazim për një sezon te Espanjoli pasi nuk gjeti hapësira në projektin e Daniele De Rosit te Roma.