Ish-futbollisti i njohur i Interit dhe kombëtares argjentinase, Esteban Kambiaso mund të jetë pasuesi i Edi Rejës në stolin e kombëtares shqiptare. E përditshmja “Panorama Sport” citon një burim të sajin i cili bën të ditur se Kambiaso ka darkuar me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dhe gjatë kësaj darke flitet të jetë biseduar rreth mundësisë që ish-fituesi i tripletës me Interin të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare të futbollit. Edi Reja është në muajin e fundit të kontratës së tij dhe tashmë emri i Kambiasos i shtohet atyre të Marko Xhampaolos dhe Luixhi di Biaxhos të përfolur si kandidatë potencialë për stolin kuqezi.

Kambiaso luajti për 10 sezone me Interin, por krahaas zikaltërve, ai ishte dhe pjesë e Realit të Madridit, Leiçesterit dhe River Plejtit. Kambiaso ishte ndër protagonistet kryesorë në ekipin e Zhoze Mourinjos që arriti të fitojë tripletën e famshme në vitin 2010-të.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *