Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas shpalli paketën e dytë të ndihmës ushtarake për Ukrainën e cila kap vlerën e 133 milionë eurove.

Paketa përfshin armatim antitank, pajisje artilerie dhe një sasi të konsiderueshme municioni.

“Të gjitha vendet duhet të shqyrtojnë stoqet e tyre dhe të sigurojnë që industritë të jenë në gjendje të prodhojnë më shumë dhe më shpejt. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka një çmim – një çmim që ne e paguajmë në euro, por që ukrainasit e paguajnë me jetën e tyre.” – tha kryeministrja estoneze.

Kjo paketë e çon në 370 milionë euro totalin e ndihmës së Estonisë për ushtrinë ukrainase.

Shuma e akorduar përbën 1% të prodhimit të brendshëm të Estonisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *