GETAFE, SPAIN - OCTOBER 8: Coach Carlo Ancelotti of Real Madrid during the La Liga Santander match between Getafe v Real Madrid at the Coliseum Alfonso Perez on October 8, 2022 in Getafe Spain (Photo by David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images)

Intervista:
Si përgatitet një “El KlasiKo”?
“Si gjithmonë, por duhet shtuar se çfarë përfaqëson kjo ndeshje për të gjithë, cilësinë e dy
skuadrave. Por përgatitet në mënyrë të ngjashme, megjithëse duhet shtuar aspektin emocional
dhe presionin”.
Si është gjendja e portierit Kurtua?
“Ai po ecën shumë mirë, por është e vërtetë që është stërvitur shumë pak, nuk është rehat dhe
është i përjashtuar. Do të shohim për ndeshjen tjetër, por tani ai duhet vetëm të stërvitet”.
Reali është më i fortë në pjesën e dytë ndryshe nga Barça?
“Mendoj se janë karakteristika të dy skuadrave që duhen pasur parasysh. Është e vërtetë që ne
bëjmë më mirë në pjesën e dytë, nuk e di nëse do të ndikojë në ndeshje”
A do të jetë Rodrigo titullar?
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, i fuqishëm. I kam dhënë më shumë minuta dhe ai ka
treguar aftësitë e tij”.
Çfarë ju shqetëson tek Barça?
“Ata kanë barazuar vetëm një ndeshje në ligë dhe janë në një dinamikë të mirë në kampionat.
Kanë pasur disa probleme në Champions League që mund të ndodhin në atë kompeticion, por
në ligë kanë qenë spektakolarë. Duhet të mendojmë për të fituar ndeshjen. Është një ekip që ka
burimet për të pasur një sezon të mrekullueshëm”.
Si është gjendja e Benzema?
“Këtë javë e kam parë shumë më mirë”.
Mënyra e lojës së Barçës?
“Historia e tyre flet qartë, ata vazhdojnë me një stil që i pëlqen tifozëve dhe klubit. Është një ide
që u ka dhënë atyre sukses dhe që ata vazhdojnë ta kenë. Klubet e tjera kanë një ide tjetër.
Mendoj se të kesh një stil të vet nuk është më i theksuari, sepse ndonjëherë lojtarët
ndryshojnë. Duhet të kërkosh një ide në të cilën lojtarët ndihen rehat”.
Çfarë do të ofrojë mbrojtësi Rudiger?

“Sjell forcë në duele, i fortë me kokë në të dyja fushat, nuk është çudi që shënoi një ditë më
parë. Mentaliteti, personaliteti i tij, ai është një fitues, nuk ndalet kurrë. Ai është një mbrojtës
shumë pesimist” – tha Ançeloti
Burimi: Marça
Përshtati në shqip: Kumti.net

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *