Portieri shqiptar, Etrit Berisha, një nga shtyllat e skuadrës suedeze të Haken dhe pjesëmarrës i rregullt në kompeticionet europiane, ka folur hapur për problemet e shpinës që e kanë shoqëruar prej kohësh.

Berisha shpjegon se stërvitja dhe lojërat në bar artificial janë shkaktari kryesor i këtyre dhimbjeve, duke e detyruar të përdorë medikamente dhe të zhvillojë stërvitje individuale për t’u përballur me situatën.

“Kur stërvitemi në bar natyral ndihem më mirë, por në bar artificial gjendja përkeqësohet menjëherë. Kam marrë tableta çdo ditë gjatë sezonit të kaluar, kur kishte shumë ndeshje dhe nuk e dëgjova trupin tim”, tha Berisha.

Portieri 36-vjeçar po shqyrton mundësinë e trajtimit tek një specialist në Norvegji dhe nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. “Do të flas me doktorin dhe shpresoj të marr një vendim pas konsultës. Nëse stërvitja në këto kushte vazhdon të dëmtojë shpinën, largimi nga Haken mund të jetë një opsion”, shtoi ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *