Euro ka arritur një nivel rekord të ulët prej 100.08 lekësh, një zhvillim që ka ndikuar ndjeshëm në ekonominë shqiptare.
Rënia e Euros është rezultat i ofertës së lartë të valutës në treg, për shkak të prurjeve nga turistët dhe emigrantët. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë stabilizuan përkohësisht kursin e këmbimit, por efektet sezonale të gushtit kanë përshpejtuar zhvlerësimin.
Ky zhvillim ka dëmtuar eksportuesit dhe sektorin e turizmit, ndërsa importuesit dhe qeveria kanë përfituar nga rënia e monedhës europiane.