Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl shkroi në Tuiter se çështja e liberalizmit të vizave për Kosovën nuk duhet të lidhet me procesin e dialogut me Serbinë. 

Mandl mbështeti qëndrimin e raportueses për Kosovën, Viola von Kramon e cila e cilwëësoi të papranueshme bashkimin e dy çështjeve krejtësisht të ndara nga njëra-tjetra.

Mandl thekson se shtyrja e liberalizmit të vizave për Kosovën do të ishte një gabim historik. 

“Më vjen mirë që ndoqët nismën time Viola. Të njëjtën gjë e bëri Andrey Kovatchev, Andreas Schieder dhe Ilhan Kyuchyuk. U jam mirënjohës për këtë. Kjo është një nismë ndërpartiake. Do të ishte gabim historik shtyrja e liberalizimit të vizave për Kosovën.”- ka shkruar ai 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *