Ambasada e SHBA-ve në Tiranë u ka kërkuar shtetasve amerikanë në vendin tonë që të shmangin lëvizjet rreth godinës së Kryeministrisë dhe zonavë në afërsi të saj. Ky njoftim vjen në ditën kur opozita shqiptare pritet të mbajë një protestë para Kryeminstrisë.
“Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.” – thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.