Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana tha për “Klan Kosova” se Armando Duka e ka qëllimin e mirë për organizim të përbashkët evropiani me Serbinë, por presidenti i FSHF-së do të zhgënjehet pasi serbët janë të pasinqertë në ndjenjat dhe sjelljet e tyre kundrejt shqiptarëve. 

“FSHF-në e kam mbrojtur dhe kam luajtur për ta, përfaqëson një simbol kombëtar. I them gjërat siç i ndjej dhe siç janë. Unë e shikoj ndryshe për momentin këndvështrimin e Serbisë ndaj nesh. Armando Duka, dëshirat i ka të mira, nuk i ka të këqija, nuk është mënyra dhe momenti i duhur për të bërë diçka të përbashkët me ta. Në një të ardhme pse jo, me gjithë qejf, në qoftë se gjërat janë në rrugën e duhur. 

Armand Duka ende nuk po e di se me kë ka punë. Nuk pajtohem me vendimin e tij për të organizuar kampionat me Serbinë. 

Punën e parë, unë vet nuk kam asnjë lloj besimi në sinqeritetin e tyre në çfarëdo lloj hapi që ndërmarrin me faktorin shqiptar dhe kur them me faktorin shqiptar, mundet me qenë Federata Shqiptare, Federata e Kosovës. 

Thjeshtë mendoj që nuk është mënyra dhe momenti i duhur për të bërë diçka të përbashkët me ta.” – tha Cana.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *