Ish-trajneri i njohur italian u shpreh se Pele, Maradona dhe Mesi janë tre lojtarët më të mëdhenj në historinë e këtij sporti.
Sipas tij, të tre mund të klasifikohen në rangun e gjenive.
Për Kapelon, Kristiano Ronaldo nuk është në të njëjtin nivel me këtë treshe, ndërsa i vetmi që afrohet në nivelin e tyre është Ronaldo Fenomeni.
“Kam parë nga afër Maradonën në Itali. Kam parë edhe Mesin. Bashkë me Pelenë, këta janë tre gjenitë e futbollit, më të mirët në histori.
Kristiano Ronaldo është lojtar i fortë, por jo gjeni. Ronaldo Fenomeni është pak poshtë tyre,” – u shpreh Kapelo.