Njohësi i merkatos, Fabricio Romano shkroi në fejsbuk se Aston Vila ka shfaqur interes konkret për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës. Rrahmani është pjesë e Rapidit të Vjenës në kampionatin austriak. 

23-vjeçari dardan po zhvillon një sezon prej protagonisti duke shënuar 13 gola deri në këtë fazë të kampionatit. 

Aston Vila e drejtuar nga Unai Emeri shpenzoi shumë në merkaton verore duke afruar Musa Diabinë e Leverkusenit për 55 milionë euro, por ky repart nuk ka bindur sipas pritshmërive të trajnerit i cili tashmë kërkon përforcime dhe një nga synimet është Albion Rrahmani.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *