Një ngjarje e rrallë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës, ku një arushë e rritur u pa duke kaluar qetësisht rrugën kryesore të fshatit Kolesjan së bashku me tre këlyshët e saj. Prania e familjes së arinjve pranë zonës së banuar ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe ka krijuar një moment të pazakontë për komunitetin lokal.
Rastin e dokumentoi Niki Ismailja, një banor i fshatit, i cili arriti të fotografojë kafshët pa u rrezikuar gjatë lëvizjes me automjet. Në foto, arinjtë duken të qetë dhe lëvizin të bashkuar, duke treguar instinktin natyror të nënës për të mbrojtur të vegjlit. Ngjarje të tilla shpesh ndodhin kur arinjtë zbresin nga zonat malore për të kërkuar ushqim.

