Familja e Gjovalin Shkambit ka reaguar pas deklaratave të forta që xhaxhai i aurorit bëri pak ditë më parë, ku paralajmëroi se çdo gjyqtar që do të dënonte nipin e tij, Elvis Shkambin, autorin e vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja, “do të përballej me plumba”

Në reagimin e tyre, familjarët sqarojnë se ato fjalë janë thënë në kushte të tronditjes së thellë emocionale dhe nuk përfaqësojnë qëndrimin e familjes Ata kërkojnë mirëkuptim nga opinioni publik dhe media, duke theksuar se Gjovalin Shkambi ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike në momentin e intervistës

“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e gjyqtarit Astrit Kalaja Na vjen keq për situatën e krijuar pas deklaratave të babait tonë Kërkojmë ndjesë publike për ato fjalë, të thëna në moment tronditjeje dhe gjaknxehtësie” thuhet në reagimin e familjes

Në mesazhin e tyre, ata nënvizojnë se nuk mbështesin gjuhën e urrejtjes apo kërcënimet ndaj sistemit të drejtësisë, se respektojnë procesin ligjor që po zhvillohet dhe se janë të vetëdijshëm që deklarata të tilla nuk justifikohen, por kërkojnë mirëkuptim për rrethanat e momentit

Familjarët i bëjnë thirrje mediave të mos i ekspozojnë më, duke kujtuar se personi në fjalë është intervistuar nën presion të madh dhe në gjendje të rënduar mendore Ata shprehen se duan që situata të qetësohet dhe që drejtësia të ndjekë rrugën e vet ligjore

“Urojmë që drejtësia dhe qetësia të mbizotërojnë Zoti bëftë më të mirën për të gjithë” përfundon reagimi i firmosur nga “Familja e Gjovalin Shkambit”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *