Kur komunistët erdhën në pushtet në vitin 1944, 31 prej personaliteteve që morën pjesë në shpalljen e Pavarësisë ishin ende gjallë. Ata nuk u nderuan, as nuk u lejuan të shërbenin si ura lidhëse mes historisë dhe së tashmes. 

Shumë prej tyre u pushkatuan nga diktatura komuniste, të tjerë vdiqën nga torturat nëpër burgje, u mohuan, u zhdukën nga dokumentet, madje edhe eshtrat e tyre u hodhën në lumenj.

Pasardhësit e tyre u përndoqën, u burgosën dhe u lanë pa të drejta, duke e shndërruar historinë e 28 Nëntorit në një shfaqje të shfytyruar.

Burimi: Autoriteti Dosjeve

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *