Nga Sebastian Zonja
Po lexoja fjalimin e liderit rus Vladimir Putin në Pekin dhe më ra në sy një trajtë e re me anë të së cilës po përkufizohet lufta në Ukrainë.
Në fillim ishte luftë për territor. Për ata që e kanë parë intervistën e gjatë me gazetarin Taker Karlson e kanë të qartë se Putini thoshte se ne e duam Ukrainën sepse ajo është Rusi.
Faza e dytë që shohim sot ka të bëjë me artikulimet e Aleksandër Duginit dhe të ngjashmëve me të. Rusia po mbrohet nga moderniteti i flliqtë Perëndimor. Kjo retorikë mobilizon fetarët dhe patriotët. E keni dëgjuar kur përdoret retorika me globalistë dhe patriotë.
Në fjalimin e fundit u hodh një tezë e re, e cila duket më e rëndësishmja, duke parë edhe takimin e fundit të Alaskë me shefin e Shtëpisë së Bardhë Donald Tramp. Presidenti rus është kthyer në ideolog të rendit të ri botëror, ku thotë se lufta në Ukrainë është prologu i rendit ku bota do çlirohet nga “tirania perëndimore”.