Disa muaj më parë, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Shteteve të Bashkuara i dha Neuralink, Startup-it të teknologjisë së mikroçipëve të themeluar nga Elon Musk në vitin 2016, lejen që pajisjet e prodhuara prej saj të provohen dhe te njerëzit.

Në fillim të shtatorit të kaluar, FDA kishte refuzuar aplikimin e Neuralink për provat njerëzore bazuar në dyshimet se telat e çipit mund të ndikonin negativisht në kafkë dhe se çipi mund të mbinxehej gjatë qëndrimit aty.

Së fundmi kompania njoftoi se ka marrë miratimin e vendosjes së çipit brenda trurit të njeriut dhe për këtë proces kërkohen vullnetarë, kryesisht persona të paralizuar në të katër gjymtyrët dhe me probleme të rënda të palcës në shtyllën kurrizore

Çipi i Neuralink është një implant që vendoset në tru. Ai është i pajisur me 1024 elektroda dhe mund të marrë sinjale nga shumë neurone.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *