Departamenti i Komunikimit pranë FSHF-së konfirmoi se trajneri Silvinjo dhe dy ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva do të jenë në krye të stolit të kombëtares deri në dhjetorin e vitit 2025.
Sipas njoftimit, trajneri dhe stafi i tij pritet të nisin punën për ndeshjen e Ligës së Kombeve në shtator ndërkohë që synimi kryesor mbetet kualifikimi në botërorin e vitit 2026.