Federica Mogherini, ish-Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, është liruar pas arrestimit të saj të së martës, i cili u bë në kuadër të një hetimi të gjerë për mashtrim dhe korrupsion.

Së bashku me të, Policia Federale Gjyqësore Belge ka liruar edhe dy të ndaluarit e tjerë, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti.

Sipas Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO), trioja dyshohet për një sërë veprash penale, përfshirë ndërhyrje dhe mashtrim në prokurimin publik, korrupsion aktiv e pasiv, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.

Hetimet lidhen me dyshime për favorizime në ndarjen e fondeve për një program trajnimi të diplomatëve të ardhshëm evropianë, një proces që sipas autoriteteve shkon deri në vitin 2021. Organet hetimore po vazhdojnë verifikimet, ndërsa pritet që në ditët në vijim të jepen detaje të tjera mbi rastin dhe hapat e mëtejshëm procedurale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *