Mesfushori veteran brazilian deklaroi se ish-shokët e tij në kombëtare, Dani Alvesh dhe Robinjo duhet të paguajnë për veprimet e tyre dhe se dënimet që kanë marrë për abuzime seksuale janë tê merituara.
Melo shtoi se ai do të ishte hakmarrë personalisht nëse vajzës së tij do t’i ndodhte diçka e tillë.
“Dani Alves dhe Robinjo duhet të bëjnë burgun e merituar! Më vjen keq, por duhet të paguajnë pasojat e veprimeve të tyre. Nuk më intereson se sa të famshëm janë dhe se janë brazilianë si unë. Kam një vajzë 15 vjeçe dhe si baba e kuptoj se sa dhimbje shkaktohet nga ato akte të pahijshme. Nëse do t’i ndodhte gjë nuk do isha këtu duke folur por do hakmerresha personalisht. Njerëzit duhet të respektohen, gratë duhet të respektohen, burrat duhet të respektohen.” – u shpreh ai për mediat braziliane.