Edon Zhegrova me Lilën e tij dhuruan një tjetër ndeshje të madhe në Ligën e Kampionëve në transfertën e vështirë ndaj Atletikos së Madridit.
Skuadra e Diego Simeones mori kryesimin me golin e Julian Alvarez, por pjesa tjetër e ndeshjes do të ishte shfaqje përtej çdo parashikimi.
Lila merr në dorë frenat e lojës ndërsa Edon Zhegroba nis të shfaqë repertorin e tij.
Djaloshi i përfaqësueses së Kosovës lëshon një perlë nga distanca duke shënuar një eurogol në “Metropolitanon” që shijon spektaklin e rivalëve francezë.
Lila shtyn sërish duke zotëruar mesfushën ndërsa Zhegrova është kërcënimi kryesor për prapavijën madrilene.
David shënon një dygolësh duke çuar shifrat në 1-3, ndërkohë që Atletiko duket e pafuqishme për të reaguar.

Pas paraqitjes së shkëlqyer ndaj Realit të Madridit ku mori dhe penalltinë që vendosi ndeshjen të shënuar nga David, Zhegrova dhuron një tjetër paraqitje për vitrinë në arenën e më të mirëve të Evropës.
26-vjeçari është pa dyshim lojtari i momentit në Francë dhe ndër më të mirët në Evropë falë paraqitjeve të tij.
Juventusi ka shfaqur interes për afrimin e Zhegrovës gjatë verës, por “Zonja e Vjetër” mund të tentojë sërish. Ndryshe nga vera, çmimi i Edon Zhegrovës tashmë nuk është sërish i njëjti.
Sot kartoni i Edon Zhegrovës kushton minimalisht 40 milionë euro.