Këshilltari i kryeministrit të Kosovës e akuzoi liderin e BDI-së se po synon të formësojë një identitet të ri për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Hysamedin Feraj shkroi në fejsbuk se Ali Ahmeti kërkon mosndërhyrjen e shqiptarëve në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut, njësoj si kosovocentristët refuzonin çdo ndërhyrje të Shqipërisë në punët e Kosovës.

“A po shpik Ali Ahmeti në MV një komb alternativ ndaj ndaj kombit shqiptar në MV, siç e shpikën “kombin kosovar”? Me sa duket, në fakt dhe në mendjen “e vet” e ka bërë tashmë, veç emrin nuk ia ka gjetur. Kjo është risia e mendimit ahmedist, tani, në pleqëri. Nisur nga ky mendim, ka të drejtë t’u thotë shqiptarëve mos ndërhyni në punët e kombit tim, siç i thonin kosovaristët Edi Ramës lidhur me Kosovën dhe Albin Kurtit lidhur me Shqipërinë.
Por edhe shqiptarët, kudo që janë, nga poli i veriut në atë të jugut, kanë të drejtë t’i thonë Ali Ahmetit mos ndërhy më në punët tona! Mjaft më!” – shkruan Feraj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *