Katër variante përkthimi të paragrafit të parë

  1. Z. Xhons, i Çifligut të Beut, i mbylli kotecët atë mbrëmje, por ishte aq tapë sa nuk u kujtua të mbyllte edhe gropat e gardhit. Ndërsa unaza e dritës, nga llamba me vajguri, i bënte dallgë nga njëra anë të tjetrën, ai u çapit ngadalë përmes oborrit, hoqi çizmet pa i zbërthyer te dera e pasme, i nxori vetes edhe një gotë të fundit birre nga fuçia tek aneksi i kuzhinës dhe arriti të gjente krevatin, ku zonja Xhons kishte një copë herë që po gërhiste. (Përkthim i vitit 2022).
  2. Zoti Xhons i Fermës Menër kyçi kotecin e pulave për atë natë, por ishte aq xurxull, saqë harroi të mbyllte baxhat. Nën unazën e dritës së fenerit që luhatej sa andej-këndej, kaptoi kopshtin duke u kalamendur, flaku tutje çizmet te dera e pasme, mbushi edhe një birrë të fundit te fuçia në qilar, dhe pastaj mori për nga shtrati, ku zonja Xhons ia kishte marrë gërhimës me kohë. (Përkthimi vitit 2021).
  3. Për atë natë, z.Xhounz, i fermës me saraje, mbylli qymezët me çelës, mirëpo ish aq i dehur sa harroi të mbyllte dritarezat. Me rrethin e dritës që i lëshonte feneri, e cila kërcente sa në një anë në tjetrën, oborrin e përshkoi duke iu marrë këmbët, hoqi çizmet me shkelma prapa derës, rrëkëlleu gotën e fundit me birrë që kishte mbetur në fuçinë që ndodhej në kthinën e kuzhinës dhe mori nga shtrati, ku znj. Xhounz po gërhiste tashmë. (Përkthim i vitit 2017).
  4. Atë natë, zoti Xhons i Fermës Menër, i kishte mbyllur mirë kotecët e pulave, ndonëse nuk mund të pritej të qe aq esëll sa të mos harronte dritarezat e ushqimit. E përshkoi oborrin si një anije mes dallgëve, ndërsa fasha e dritës së fenerit i vallëzonte andej-këndej nëpër errësirë. Përplasi një herë fort këmbët përpara derës së mbrapme të shtëpisë, rrëkëlleu një gotë të fundit birre nga fuçia që mbante në aneks dhe ia mbajti për në shtrat, ku zonja Xhouns gërhiste prej kohësh. (Përkthim i vitit 1992).

Mr. Jones, of the Manor Farm, had locked the hen-houses for the night, but was too drunk to remember to shut the popholes. With the ring of light from his lantern dancing from side to side, he lurched across the yard, kicked off his boots at the back door, drew himself a last glass of beer from the barrel in the scullery, and made his way up to bed, where Mrs. Jones was already snoring. (1945).

Përgatiti: Granit Zela

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *