Fermerët u mblodhën sërish në rrugën Korçë-Pogradec duke kërkuar mbështetje nga shteti për prodhimin vendas.
Sipas fermerëve, qeveria shqiptare po i çon drejt falimentimit pasi tregu është mbushur me mallra serbe ndërsa nuk ka treg për mallin e tyre të cilin detyrohen ta shesin me çmime që nuk arrijnë as kostot e prodhimit.
Sipas tyre mallrat e importit nga Serbia sundojnë tregun shqiptar.
Numri i pjesëmarrësve në protestë ishte më i ulët se herën e parë ku 24 fermerë u gjobitën me akuzën se bllokuan qarkullimin me mjetet e tyre bujqësore.
Fermerët shprehen se po e shesin me 17 deri 22 lek kilogramin e grurit dhe me 30 lek atë të patates duke krijuar shumë mall stok dhe duke rrezikuar kështu seriozisht falimentimin në këtë sektor ku ata punojnë prej shumë vitesh.