FIFA ka bërë të ditur se interesimi për Kupën e Botës 2026 ka kaluar çdo parashikim, pasi më shumë se një milion bileta janë shitur deri tani. Turneu do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë dhe do të jetë edicioni i parë me 48 përfaqësuese pjesëmarrëse.

Në komunikatën zyrtare, institucioni më i lartë i futbollit vlerësoi këtë shifër si një tregues të qartë të atmosferës së krijuar rreth eventit. Organizatorët theksuan se kërkesa ka ardhur nga tifozë në mbi 200 vende, përfshirë shtetet pritëse.

Presidenti Gianni Infantino deklaroi se Botërori i ardhshëm po dëshmon qëndrueshmërinë dhe popullaritetin e futbollit në mbarë globin. Ai e konsideroi këtë dinamizëm si sinjal se turneu i vitit 2026 do të jetë më gjithëpërfshirësi dhe më i madhi i zhvilluar ndonjëherë.

Me më shumë se 18 muaj kohë deri në nisje, trendi i shitjeve vazhdon në rritje, ndërsa pritshmëritë për pjesëmarrje masive janë më të lartat në historinë e kompeticionit. Ky Botëror do të jetë gjithashtu i pari që organizohet njëkohësisht në tre shtete.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *