FIFA ka bërë një ndryshim të papritur në posterin zyrtar të Kupës së Botës 2026 pas reagimeve të shumta nga tifozët. Poster i parë u hoq ps kritikave për mungesën e Cristiano Ronaldos. Fifa reagoi duke shpërndarë në rrjete sociale posterin e ri me Ronaldon, por dhe Messin.

Në versionin e ri, Messi shfaqet me trofeun e Kupës së Botës në duar, duke e vendosur ikonën argjentinase në qendër të imazhit, ndërsa Ronaldo është përfshirë gjithashtu, duke plotësuar skenën e yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror. Posterin e kompletojnë edhe momente ikonike si goli vendimtar i Youssef En-Nesyri kundër Portugalisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *