Legjenda e Gjermanisë dhe Bajernit të Mynihut njoftoi se do të presë personalisht vizitorët në shtëpinë e tij e cila jepet me qira në Airbnb për vetëm 21 euro në natë.
Ai ka vendosur të japë me qira shtëpinë e tij në Tegernsee e cila do të jetë një muze fotografie ku pasqyrohet karriera e pasur me 13 trofetë e fituar nga ish-mbrojtësi i djathtë, përfshirë Kupën e Botës më 2014 dhe Ligën e Kampioneve të vitit 2013.
“Më pëlqen të jem mikpritës pasi kam udhëtuar në të gjithë botën si futbollist. Mendova se ishte një ide e mrekullueshme t’u jepja njerëzve të tjerë mundësinë të kalonin një natë në shtëpinë time.” – u shpreh ai.