Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, u prit në Tiranë nga kryeministri Edi Rama.

Pas takimit, zyrtarja e BE-së foli për nënshkrimin e marrëveshjes për financimin e projektit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, duke e cilësuar këtë aks si një nyje të rëndësishme në funksion të Korridorit VIII.

Kallas shtoi se ky segment do të krijojë vende pune dhe do të rrisë volumin tregtar.

“Hekurudha Durrës–Rrogozhinë do të sjellë vende të reja pune, më shumë tregti dhe do t’ju lidhë më shumë me fqinjët dhe me BE-në. Do të jetë një korridor i rëndësishëm ndërmjet vendeve anëtare dhe NATO-s për mobilitetin ushtarak, çka është tepër e rëndësishme për momentin ku ndodhemi,” – tha Kallas para mediave.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *