Presidenti aktual i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan shpalli fitoren në raundin e dytë të balotazhit në Turqi.
Duke folur para mbështetësve të tij në Stamboll, Erdogan tha se kjo fitore hap derën e “Shekullit të Turqisë”, duke theksuar se me fitoren e tij kanë fituar 85 milionë turq.
“Ne përfunduam raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me favorin e kombit tonë. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për kombin tim që na dha një leksion demokracie. Fituesit e zgjedhjeve të 14 majit dhe të 28 majit janë të gjithë 85 milionë qytetarët. Me këtë fitore është hapur dera e “Shekullit të Turqisë”- tha Erdogan.
Erdogan mori mbi 52% të votave, kundrejt 47% të votave që mori kandidati i opozitës, Kemal Kiliçdaroglu. Ky i fundit shfaqi pakënaqësi për procesin zgjedhor duke thënë se ishte më i padrejti në historinë e vendit.