Ballkani arriti një fitore historike 2-0 në shtëpi ndaj Dinamos së Zagrebit duke ngjallur shpresat për një kalim të mundshëm në fazën tjetër të Konferencë Ligë.
Golat e Kryeziut dhe Hamidit ndaj rekordmenëve të futbollit kroat, krahas prestigjit mbushën sërish arkën e kampionëve të Kosovës.
500 mijë euro vlen fitorja me Dinamon, ndërsa 2.95 milionë euro ishin siguruar vetëm nga pjesëmarrja në fazën e grupeve.
Entuziast u shfaq tekniku Ilir Daja pas sfidës duke shprehur besim se skuadra ka potencial për të tentuar kalimin e grupit.
Aktualisht Ballkani ka 3 pikë, aq sa Dinamo e Zagrebit, ndërsa kryeson Pilzen me 6 dhe Astana ka 0 pikë.