Francezët arritën një fitore historike në Ligën e Kampionëve ndaj kampionëve në fuqi të Realit të Madridit.
Ndeshja u vendos nga një gol i sulmuesit David me penallti të cilën e fitoi Edon Zhegrova.

Anësori i përfaqësueses së Kosovës ishte protagonist absolut i sfidës. Ai ishte i papërmbajtshëm me zbritjet e tij në krahun e majtë duke qenë shqetësimi kryesor për prapavijën madrilene gjatë 90 minutëshit.
Karlo Ançeloti pranoi pas ndeshjes se të besuarit e tij e merituan humbjen dhe vlerësoi Lilën për nivelin e shfaqur në fushën e blertë.