Atalanta i dha një shuplakë të rëndë Liverpulit duke e mundur thellë në shtëpi në shifrat 0-3 në çerekfinalen e parë të Evropa Ligës. 

Berat Gjimshiti ishte titullar dhe zhvilloi një ndeshje me nivel të lartë duke u vlerësuar nga “Sofascore” me notën 7.5. 

Kapiteni i kombëtares shqiptare fitoi 7 duele direkte me kundërshtarët, bllokoi një rast për gol dhe krijoi një mundësi shënimi për bergamaskët. 

Me këtë fitore Atalanta e Berat Gjimshitit hedh një hap të madh drejt kalimit në gjysmëfinalet e Evropa Ligë, ndërkohë që qendërmbrojtësi shqiptar ka qenë protagonist absolut në këtë sezon me paraqitjet e tij. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *