Kur të vdes le të bahem gur”

Të dashun bashkatdhetarë

Zonja e zotërinj

Miq e dashamirë,

Vdekja e Martin Camajt âshtë nji humbje e madhe, nji humbje kombëtare.

Martinin e kam njoftë së pari në Romë, mbasi lashë Shqipninë. Kjo ka qenë në vitin 1957. Kemi ndejtë bashkë për afër tri javë para se të shkoja në Shtetet e Bashkueme. Qysh prej athere kemi qenë në konrakt të vazhdueshëm. Po të shihet dosja e korrespondencës që kam me Martinin, ajo âshtë mâ e madhja në zyrën time.

Po filloj me nji frazë përmbledhëse: Martini âshtë përfaqësuesí má i naltë i kulturës shqiptare. E them këtë jo vetëm sepse ai âshtë nji poet, poeti mâ i madh që ka Shqipnia sot, por edhe per cilësina tëtjera intelektuale të tij. Sikurse e dini, Martini ka qenë editor i nji reviste, “Shêjzat”, që âshtë revista mâerudite në kohnat e vonshme. Martini âshtë edhe linguist, nji njeri i cili i ka dhânë albanologjisë ndoshta si pak vetë të tjerë, sidomos në fushën e gramatikës dhe të dialektologjisë. Martini ka nji emën shumë të rândësishëm si pedagog. Ai ka qenë mbajtësi i së vetmes katedër te gjuhës shqipe në Gjermani. Ai ka qenë profesori i kushedi se sa nxansave, të cilët sot janë albanologë të shquem dhe janë ndoshta këtu bashkë me ne sot. Asnji intelektual tjetër shqiptar, me sa di unë, nuk përmbledh ne personin e tij të gjitha këto merita sikurse i spjegova.

Revista Albanica e ka emnue Martinin si kandidat për çmimin Nobel në letërsi.

Unë do të kufizohem për me thanë diçka për Martinin si letrar, si poet. Pse po kufizohem vetëm ne këtë lâmë të Martinit, do ta shihni prej sa do të thuhet mâ tej.

Në nji letër te vitit 1959 drejtue mue Martini shprehet me këto fjalë: “Nga lirika kam kalue në shkencën gjuhësore, për mos me u ndá nga krijimi letrar. Prej letërsisë kam pasë gjithçka, edhe vullnetin tim për me jetue.” Unë nuk di a ka pasur nji tjetër person në gjithë historinë e letërsisë shqipe, i cili ka mund me folë në këtë mënyrë, i cili ka pasë kaq pasion intens për letërsinë. Nji njeri, i cili e bân letërsinë, poezinë, qëllimin e jetës së vet, ky njeri âshtë sigurisht i veçantë, nji njeri i jashtëzakonshëm. Në nji poezi të rinisë Martini shprehet me këto vargje:

Kur të vdes le të bâhem ujë

e fryma e eme ávull,

në fusha do të bie si shi.

E kuptoni se fjalë të tilla janë të frymëzueme nga nji dhimbsuni e madhe për popullin shqiptar e sidomos per popullin e maleve tona, për nji vend që ka qenë vazhdimisht i unshëm, i vorfën.

Martini flet për Shqipninë si për nji popull të lidhun te buka. Në nji tjetër strofe të kësaj poezie të shkurtën Martini zhvillon nji ide e cila ka qenë e vazhdueshme në apostullatin e tij. Kjo âshtë fryma e autoktonisë shqiptare, të cilën Martini e shpreh me fjalën shqipe dheas: shqiptarët janë dheas,

Kur të vdes le të bâhem gur

në skájin e vendit tem

të qëndroj kufi.

Me këto fjalë Martini shpreh patriotizmin e vet, nji roje e kufinit para anmiqve të Shqipnisë. Por poezia e Martinit nuk kufizohet me nacionalizmin. Te nji tjetër poezi, edhe kjo e rinisë, gjendet edhe kjo frazë:

Avitu, njerí!

Nga palcí í urrejtjes dëshiroj me dalë

si bima prej fare në pranverë

Këtu Martini i lëshon vendin humanizmit, nji humanizëm që sigurisht ka nji tingull kristian, por nji humanizēm i cili ka nji shtrirje universale, pa dallim seksi, feje, race, gjinie. Fjala âshtë për njeriun në përgjithësi. Poeti shprehet këtu për atë që quhet solidaritet njerëzor, E me këtë thotë diçka, e cila kalon në letërsi përtej vleravet etike te zakonshme, përtej edhe së mirës e së keqes, ashtu sikurse e gjejmë tek fraza evangjelike “Zoti e lëshoi shiun mbi të mirin edhe mbi të keqin”.

Ky âshtë nji ideal poetik, i cili, për me e arritë në atë shkallë sikurse e shpreha, âshtë filtrue te Camaj, në mendjen e në shpirtin e tij, në nji proces psiqik që âshtë i pashembullt në historinë e letërsisë shqipe. E kam fjalën tek kryevepra letrare e Camajt me titullin “Dranja”. Dranja âshtë nji emën i zakonshëm grueje në malet e Veriut. Dhe njeni prej personazheve te kësaj vepre âshtë nji vajzë e re, mâ tepër fëmijë sesa grue, e cila quhet Dranje. Por ajo qe duhet vënënë dukje âshtë se po me këtë emën Martini quen nji… breshkë. Poeti identifikohet me breshkën. Po, mund të thoni ju, çka i pëlqen kaq shumë breshkës Martini? Martini i pëlqen breshkës disa cilësi, të cilat përbâjnë etikën e të jetuemit si breshkë. Për shembull, breshka ecën në vijë tëdrejtë, pa bâ dredha si gjarpni. Ashtë e durueshme. Ashtë e paqshme. Nuk ankohet. Nuk idhnohet. Ashtë indiferente për pronën. Jeton pa plâng e pa shtëpi. Pullazin e shtëpisë sē vet e ka përmbi kurriz. Ashtënomade. Poeti e quen në nji vend kozmopolite. Ai vëren rrashtën e saj, e cila ka do kutia, të cilat i kujtojnë Martinit gjeografinë e hemisferit. Edhe mâ e rândësishme sesa kjo qe thashë, ky simbolizëm emblematik i breshkës, âshtë përkufizimi i breshkës prej Camajt. Breshka âshtë për Martinin nji qenie e papërsosun. Kjo âshtë shumë e rândësishme për mendimin poetik të Martinit. Kur ai thotë qenie e papërsosun, edhe këtë e përcakton, madje imagjinon në papjekuninë shtazore të breshkës diçka të ndërmjeme midis mamiferëve, sisorëve, edhe reptilëve. Me fjalë të tjera, ai flet pët breshkën si për njiqenie transitore në evolucionin e jetës përmbi dhé.

(…)

Kuptoni prej kësaj edhe qëndrimin filozofik të Martínit. Kjo mund të përkufizohet me fjalën optimizëm. Ata që e kanë njoftë Martinin natyrisht e dinë mjaft mirë që ai ka qenë nji njeri me gjallni të madhe, me nji dëshirë të madhe për me u shprehë në nji mënyrë që shprehja e tij të vendoste kontakt me njerëzit. E kjo natyrisht shprehte optimizmin në drejtimin e nji farërilindjeje të njeriut. E kur unë flas për njeriun, nuk flas për ndonji njeri të jashtëzakonshëm, por për njeriun e zakonshëm. Këtudel në shesh nji tjetër përmasë shumë e rândësishme e personalitetit te Martinit, në atë që e kemi quajtë demokratizmi i Martin Camajt, diçka qe âshtë në kundërshtim krejt me kultin e heroit, diçka prej së cilës del se Martini ka qenë përbuzës i këtij kulti. Martini nuk e donte heroizmin, nji ashtu si breshka, Martinit nuk i pëlqejshin ideologjitërevolucionare, qofshin ato te djathta ose të majta. Por nuk duhet ta kuptoni këtë se Martini ishte për rezignatë. Jo nënshtrim pasiv ndaj së keqes. Mesazhi i Martinit ne këtë mes mund të shprehet me fjalën rezistencë. Jo rezistencë pasive, por rezistencë aktive. Nëveprën e tij “Dranja” Martini e përcakton këtë koncept me nji titull shumë të rëndomtë e grotesk: “Ngjarje dite”. Për çka âshtë fjala? Ashtë fjala për nji vendim që merr qeveria, s’ka rândësi çfarë qeverie, për me çfarosë breshkat. Agjentet e qeverisë, tregtarët e breshkave, mbushin vagona me breshka, të cilat i çojnë në kasaphanë. Ai që çon nji breshkë, paguhet si çmim me kafe e me sheqer, në peshën e vet breshkës. Por mandej lind pyetja, çka me bâ me rrashtat e breshkës? Mirë që mishi të hahet, por çka me bâ me rrashtat e breshkës. Ndërsa bisedohet në instancat e nalta tëqeverisë, çka ndodh? Nji armatë breshkash shkon te hekurudha, vihet ndër binarët e trenit e kështu ndalon trafìkun.

Kjo âshtë nji alegori, por e cila, më duket mua, i shkon fort bukur për shtat diçkaje që ka ndodhë në kohët e fundit. Flitet këtu përbllokimin e trenit. Çka bânë studentët e Tiranës, kur bllokuen sheshin “Skanderbej” edhe rrëzuen monumentin e diktatorit? Ata dhanë sinjalin për nji mënyrë komportimi, e cila ta shkatërronte diktaturën pa gjak. Mund të thuhet se të njajtën gjâ janë tue bâ kosovarët në Jugosllavi.

Moisiu iu prini hebrejve për me i çue te Toka e Premtueme, por ai vetë nuk hyni mbrendë. Camaj vdiq, pa pa fìtoren e demokracisë ndër këto dy fronte kombëtare shqiptare që përmenda. Ndoshta ky krahasim mund t’i duket dikujt tepër i shtymë. Por nuk duhet të harrohet edhe nji gjâ: se poezia e madhe âshtëdisa herë profetizuese. Në latinishten ka nji fjalë për këto dy cilësi të permbledhuna në nji. Kjo âshtë fjala vates.

Vepra e Martinit nuk u plotësue për shkak të vdekjes se tij të parakohshme. Edhe këtu unë gjej pak a shumë nji profeci të tij. Ai e përshkroi breshkën si nji qenie te papërsosun. Por ajo çka ka mbetë e papërsosun, ajo do të vazhdojë, do të vazhdojë të jetojë me shpirtin. Martinit mund t’i thuhet pikërish kjo, që vepra e tij do të vazhdohet. Kjo âshtë edhe dëshira e të gjithë të dashunve të Martinit, e grues së tij, e familjarëve të tij në Shqipni, e shokëve te tij mâ të dashun.

Pusho në paqë.

(Marrë nga “Albanian Catholic Bulletin”, 1992.)

Përgatiti për publikim: Agim  Morina

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *