Seanca plenare është shoqëruar me tensione, shtyrje dhe përdorim flakadanësh, ku pas masës ndëshkimore ndaj deputetit demokrat Klevis Balliu, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vendosur përjashtimin edhe të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Noka ishte mes deputetëve të opozitës që bllokuan zonën ku ulen ministrat, duke penguar zhvillimin normal të seancës. Gjatë tensioneve, ai u pa gjithashtu teksa lagte me ujë një prej efektivëve të Gardës së Republikës.

Ndërkohë, kryeparlamentari Peleshi hodhi në votim propozimin e ministrit Taulant Balla që projektligji të kalojë direkt në votim, duke argumentuar se për shkak të situatës së krijuar, seanca nuk po zhvillohej në kushte normale.

Nga ana tjetër, opozita vijon të kërkojë arrestimin e ministres Belinda Balluku dhe daljen e saj përpara drejtësisë, duke paralajmëruar se në të kundërt nuk do të lejojë zhvillimin normal të seancave parlamentare. Kjo është gjithashtu seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *