Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka hedhur akuza të forta gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, duke deklaruar se Grida Duma ka lobuar pranë kryeministrit Edi Rama për emrin e Endri Shabanit si Avokat i Popullit.

Sipas burimeve nga mbledhja e zhvilluar me dyer të mbyllura, Noka ka ngritur dyshime mbi rolin e disa figurave brenda PD-së në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e cilësuar këtë si një vendimmarrje të gabuar dhe të papranueshme për opozitën.

Deklarata e Nokës vjen në një klimë të tensionuar brenda Partisë Demokratike, pas debateve të forta mes drejtuesve dhe kërkesave për përgjegjësi lidhur me firmat e vendosura për kandidaturën e Endri Shabanit.

Përplasjet në Kryesinë e PD-së tregojnë thellimin e ndarjeve të brendshme, në një moment kritik për funksionimin dhe besueshmërinë e forcës më të madhe opozitare.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *